Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po merr pjesë sot në takimin e Koalicionit Global Kundër DAESH (ISIS/ISIL), që po zhvillohet në Romë të Italisë, në prani të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken; nikoqirit të takimit, ministrit të Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio; sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg; përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, si dhe zëvendëskryeministrave dhe ministrave nga e gjithë bota.
Gjatë fjalës së saj, ministrja Gërvalla ka theksuar para homologëve të saj dhe përfaqësuesve diplomatik nga e gjithë bota, se Republika e Kosovës ka bërë hapa të rëndësishëm dhe të suksesshëm në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe është partnere e qëndrueshme në luftën kundër terrorizmit global.
Gërvalla ka nisur fjalimin e saj duke kthyer në vëmendjen e të pranishmëve faktin që shtetësia e Kosovës erdhi pas përjetimit të luftës dhe gjenocidit kundër popullatës civile, e cila u shpëtua vetëm falë një koalicioni të kombeve të civilizuara. Ajo theksoi që ky fakt është i rrënjosur thellë në kujtesën kolektive të qytetarëve të Kosovës.
“Si një vend i vogël me vetëm 1.9 milion banorë, jemi krenarë që jemi një partner i qëndrueshëm në këtë koalicion global. Kosova është një vend me një popullsi kryesisht myslimane. Por harmonia dhe toleranca jonë ndërfetare janë pjesë e identitetit tonë që prej shekujsh. Të shohësh një kishë dhe një xhami që ndajnë të njëjtin oborr, në Kosovë nuk është asgjë e jashtëzakonshme”, tha Gërvalla.
Sipas një komunikate të MPJ-së, marrë në konsideratë këtë trashëgimi, Gërvalla ka thënë se kur disa shtetas të Kosovës kishin nisur t’i bashkoheshin ISIS-it, institucionet e vendit kishin reaguar menjëherë. Ajo ka shpjeguar masat e ndërmarra për t’i mbajtur përgjegjës ata që kishin kryer krime në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë ka theksuar edhe përkushtimin institucional për të riintegruar të gjithë të kthyerit.
“Jemi duke u përkujdesur posaçërisht për gratë dhe fëmijët e tyre. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i kthyer ata në një jetë normale, të shpresojmë, edhe një të ardhme të lumtur për ta. Ne jo vetëm që kemi arritur t’i kthejmë fëmijët në shkolla, por ofrojmë gjithashtu mbështetje edhe psikologjike për ta dhe për nënat e tyre. Për më tepër kemi krijuar programe për de-radikalizim, në të cilat përfshihen madje edhe personat që ndodhen në arrest”, ka thënë ajo.
Kryediplomatja kosovare ka theksuar gjithashtu kontributin përmes prezencës së trupave kosovare në këtë koalicion. “Jemi shumë krenarë të kontribuojmë në këtë koalicion që nga ky vit me një numër simbolik të trupave tona. Falënderojmë Kuvajtin për mikpritjen dhe trupat amerikane për mbështetjen e ofruar për ushtarët tanë të guximshëm, si në rrafshin profesional ashtu edhe në atë personal”, ka shtuar ndër të tjera Gërvalla.
Gërvalla ka siguruar që Kosova do të mbetet një partner serioz i koalicionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Ahmeti: Nëse preket Ligji i gjuhëve nuk do mbahen zgjedhjet lokale

Supremja ia kthen Apelit në rigjykim rastin e vrasjes në “City Club”, ku Granit Elshani u dënua me 24 vite burgim

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk