Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se orientimi kryesor i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Në Forumin e Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, kryediplomatja ka thënë se nëse BE-ja dëshiron më shumë siguri, duhet të bëjë hapin për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor brenda saj.
“Shumica prej neve në Ballkanin Perëndimor kemi treguar se orientimi jonë është pro evropian, pro NATO dhe pro perëndimor. Prandaj, ky orientim duhet të jetë kryesor, të mbahet dhe lejohet që të rrjedhë deri te integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Siguria nuk është vetëm për armët, por gjithë aspektet që ballafaqohemi çdo ditë…Nëse BE-ja është e interesuar të kemi më shumë siguri, atëherë duhet që të bëjnë hapin që të kyçin Ballkanin Perëndimor në BE”, ka theksuar ajo.
Gërvalla tutje ka thënë se institucionet e Kosovës po bëjnë çmos që të afrohen në strukturat e NATO-s.
“Kosova mundohet të afrohet në strukturën e NATO-s aq sa mundemi, duke marrë faktin se katër shtete anëtare të NATO-s nuk na njohin. Kjo nuk është e lehtë, por ne duhet të luftojmë dhe jemi më afër njëri-tjetrit, pasi Kosova dhe NATO janë të ndërlidhura me njëri-tjetrin. Në mënyrë që NATO është pjesë e historisë së Kosovës dhe është prezente në Kosovë”.
Në panelin e diskutimit për Ballkanin Perëndimor ishte edhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ai tha se Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në Bashkimin Evropian, ndërsa shprehu përkrahjen për iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur”.
“Përkrahim të gjitha tregjet, Ballkani i Hapur përderisa është i fokusuar në integrimin evropian, do të jetë i hapur të gjitha vendet. 70 për qind e ekonomisë së Ballkanit është e lidhur me Evropën, ndërsa pjesa tjetër është po ashtu e lidhur me rajonin. DY këto procese duhet të marrin pjesë në të njëjtën kornizë. Ballkani i Hapur nuk është e vetmja iniciativë që e përkrahim, ne i përkrahim të gjitha iniciativat tjera që na bashkojnë”, tha Escobar. /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja