LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla iu shpreh mirënjohje deputetëve të cilët po mbështesin rekomandimin pozitiv për Kosovën në KiE

Gërvalla iu shpreh mirënjohje deputetëve të cilët po mbështesin rekomandimin pozitiv për Kosovën në KiE

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ndodhet në Strasburg, po e ndjek me vëmendje debatin për Kosovën.

Gërvalla ka shprehur mirënjohje deputetëve të vendeve të ndryshme, të cilët po mbështesin rekomandimin pozitiv të raportueses së PACE, Dora Bakojanis.

“Në Strasburg po ndjekim me shumë interes dhe emocion debatin rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Mirënjohës për mbështetjen e fortë nga deputetët e vendeve të ndryshme, të cilët po mbështesin rekomandimin pozitiv të raportueses së PACE, Dora Bakojanis”, shkroi Gërvalla.


Ndërsa, Dora Bakoyannis, e cila edhe e ka përpiluar këtë raport, tha se gjatë punës së saj, asnjë “gur nuk ka mbetur pa u lëkundur” në përgatitjen e raportit dhe tha se është konfirmuar se, pavarësisht disa mangësive, Kosova është demokraci funksionale duke i bërë thirrje Këshillit të Ministrave të ftojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Ajo ka thënë se juristët kanë konfirmuar qëndrimin se Kosova i përmbush kërkesat bazike për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Bakoyannis shpjegoi se raporti nuk prek çështjen e njohjes apo mosnjohjes së Kosovës dhe se kjo çështje duhet të mbetet kompetencë e shteteve.

Bakoyannis ka përmendur hapat që ka bërë Kosova për t’i përmbushur kushtet, përfshirë edhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e Kishës Ortodokse serbe në Deçan. Këtë e ka quajtur si “problemin më të madh në zbatimin e ligjit në Kosovë që ka pritur nga viti 2016”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori