LAJMI I FUNDIT:

Gërkovska: Me ligj të ndalohet që personat e “listës së zezë” të jenë bartës të funksioneve

Gërkovska: Me ligj të ndalohet që personat e “listës së zezë” të jenë bartës të funksioneve

Zëvendësja e kryetarit të Qeverisë përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, paralajmëroi se ka ngritur nismë në Qeveri që të fillohet me ndryshime ligjore të cilat do të pamundësojnë që personat të cilët janë në listën e sanksioneve të SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara të jenë në ndonjë pozitë ose të punësohen në administratë.

Në televizionin Sitel, ku sonte ishte mysafire, Gërkovska theksoi se janë të nevojshme ndryshime të cilat do të parashohin se nëse një funksionari, i cili për momentin është në pozitë, i shqiptohet një sanksion i tillë, mandati t’i ndërpritet menjëherë.

“Sepse sjellja sikur të mos kishte ndodhur asgjë, pas shqiptimit të sanksioneve të tilla, shkatërron besimin në institucione dhe nuk kontribuon në ndërtimin e një sistemi në të cilin qytetarët mund të kenë besim. Ndërsa ne do ta zvogëlojmë korrupsionin në mënyrë drastike në atë moment kur do të shihet se sistemi funksionon në mënyrë të paanshme dhe ka dënime dhe sanksione për të gjithë ata që kanë shkelur normat etike dhe morale”, tha Gërkovska.


Në atë drejtim, paralelisht me përforcimin e kritereve për bartësit e funksioneve, kanë përgatitur edhe Propozim për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për masat restriktive, me të cilin, përveç rezolutave juridike të Këshillit të Sigurisë së KB-së dhe akteve juridike të BE-së, do të shtohen edhe masat e SHBA-së, si bazë për masa ligjore restriktive.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori