Martin Sandbu
Dy përvjetorët që shënojmë këtë vit – 100-vjetori i Revolucionit të Tetorit në Rusi dhe një dekadë që nga fillimi i krizës financiare globale – kanë më shumë të përbashkëta sesa duket në pamje të parë. Të dy ngjarjet janë shumë të rëndësishme. Revolucioni i tetorit çoi në një diktaturë, e cila do të përhapej gjatë shekullit të XX-të si një konkurrent për hegjemoni kundër fashizmit (në gjysmën e parë) dhe liberalizimit demokratik të tregut (në të gjithë shekullin). Kriza globale financiare, ndërkohë, shkundi nga themelet modelin që kishte dalë fitimtar nga fundi i luftës së ftohtë.
Komunizmi trullosës që blloku Sovjetik kishte zhvilluar deri në vitet 1980, u rrëzua nën peshën e kontradiktave të veta ekonomike dhe politike. Trazirat politike të vitit të kaluar tregojnë se tani po vështrojmë, për të kuptuar nëse ekonomitë e tregut të hapur do të pësojnë të njëjtin fat.
Por, ngjashmëritë shkojnë më thellë sesa thjesht shkalla historike e dy ngjarjeve. Përmbajtja, gjithashtu, e rrezikut aktual ndaj liberalizimit të tregut të lirë, është e njëjtë me atë që shembi rivalin e saj.
Komunizmi dështoi sepse bëri dy lloje gënjeshtrash. E para ishte që tradhtoi ëndrrën që kishte tërhequr fillimisht drejt tij, me miliona njerëz: një shoqëri e barazisë, solidaritetit dhe vetë-përmbushjes, nëpërmjet qëllimit kolektiv. Besimi në këtë ëndërr jetoi më gjatë sesa mund të justifikohej, edhe në vetë qendrën e komunizmit – dhe më gjatë akoma, në Perëndim. Në fund, u rrëzua prej realitetit.
Gënjeshtra e dytë ishte një sistem ekonomik i bazuar në gënjeshtra dhe vetë-mashtrim. Ai është harruar më së shumti, por një debat i vërtetë zeu për pjesën më të madhe të shekullit të XX-të: nëse planifikimi qendror apo tregjet e decentralizuara do të siguronin alokimin më efikas të burimeve. Ata që mbështesnin kontrollin shtetëror të mjeteve të prodhimit, thoshin se vetëm planifikimi mund të kapërcejë humbjet e qarta të burimeve, që përfshihen në papunësinë masive të kapitalizmit dhe mungesat e përsëritura të kërkesës, që shkaktojnë recesione.
Në praktikë, natyrisht, planifikimi qendror ka qenë i tmerrshëm në prodhimin dhe shpërndarjen e mallrave që dëshironin qytetarët e vet. Por, në vend që të korrigjohej, ekonomia e planifikuar do ta kthente planin në një gënjeshtër të madhe, rreth së cilës duhej të rreshtoheshin bindjet publike të të gjithëve, edhe pse privatisht nuk ishin dakord. “Ju bëni sikur paguani ndërsa ne bëjmë sikur punojmë”, ishte një shaka që qarkullonte nga Rostocku në Vladivostok, por edhe pasqyrim real i asaj që ndodhte.
Ndodhi vetëm shumë vonë që konsensusi intelektual mbështeti mendimin e Friedrich von Hayek, i cili thoshte se çmimet fleksibil të tregut përmbajnë më shumë informacion, sesa çdo mekanizëm planifikimi mund të shpresojë të mbledhë me planifikim qendror; dhe se vendimmarrja e shpërndarë vepron në mënyrë më efikase, sesa mund të bëjnë autoritetet shtetërore. Kjo ide ndihmon shumë në shpjegimin e hendekut gjithnjë në rritje të prosperitetit, mes kapitalizmit dhe botës komuniste aty nga fundi i luftës së ftohtë. Megjithatë, pati një zgjim të fortë me krizën globale financiare, që cenonte çdo pretendim të kapitalizmit financiar perëndimor, se është mënyra më e mirë për të organizuar një ekonomi.
Epifania e Hayekut në lidhje me mekanizmin e çmimeve nuk është e gabuar, por është e paplotë. Çmimet e tregut të mallrave dhe shërbimeve janë me të vërtetë një aparat informativ më i fuqishëm se çdo planifikim qendror. Por, kriza tregoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për çmimet e aseteve.
Nëse plani pesëvjeçar ishte gënjeshtra e madhe e bllokut sovjetik, ja tek është ajo e kapitalizmit: vlerat e tregut të aseteve financiare dhe të tjerave, reflektojnë me përpikmëri vlerën ekonomike që ato përfaqësojnë.
Ajo që ndodhi 10 vjet më parë ishte vetëdijesimi i tmerrshëm që kërkesat financiare të akumuluara gjatë viteve të bumit të mëparshëm nuk u shtuan, se prodhimi ekonomik i ardhshëm që pretendonin ishte i pamjaftueshëm, që të gjitha të përmbusheshin plotësisht.
Shkurt, pasuria që njerëzit besonin se zotëronin në fakt nuk ekzistonte. Kur një numër i mjaftueshëm njerëzish panë se perceptimi i tyre për pasurinë ishte i pavërtetë, sistemi i çmontua. Çorientimi dhe mosbesimi që ka pasuar, si në tregje, ashtu edhe në politikë, ishte ajo që pritej, kur miliona njerëz kuptojnë se po jetojnë në një gënjeshtër.
Një gënjeshtër pasoi një tjetër, teksa liberalizmi i tregut, nga ana e vet tradhtoi ëndrrën që kishte premtuar. Ekonomitë perëndimore janë sot shumë më të varfra se sa kish parashikuar tendenca para krizës. Kriza dhe periudha pas saj kanë lënë të rinjtë, sidomos, me shumë pak arsye për të shpresuar që do të kenë të njëjtat shanse për begati, si edhe prindërit e gjyshërit e tyre.
Ata që duan që kapitalizmi liberal demokratik të lulëzojë sërish, duhet t’i kushtojnë vëmendje dy mësimeve nga ky krahasim.
Së pari, një sistem social mund t’i mbijetojë zhgënjimit për një kohë të gjatë. Këtë e tregoi komunizmi; ashtu siç bën edhe kapitalizmi, premtimi i të cilit u prish disa dekada përpara krizës, për disa grupe. Por, kur njerëzit nuk mund të mbështeten më në mjetet e tyre të jetesës, mbështetja për sistemin avullon. Megjithatë, shoqëritë më elastike janë ato që e pranojnë të vërtetën mbi vetveten. Mashtrimi copëton. Liberalizimi i tregut është në rrezik, sepse sistemi i tij financiar na lejoi të tregonim gënjeshtra; dhe nuk u vetëdijësua si duhet për humbjet, kur ato u bënë të pamohueshme.
Populistët e majtë dhe të djathtë zhyten nostalgjinë e kohëve të arta të ekonomisë së përzier. Ata kanë të drejtë kur thonë se gara midis planifikimit dhe laissez-faire duhet të zgjidhet nga një përzierje e të dyjave. Leksioni më i madh nga ajo garë është se çdo sistem social dhe ekonomik duhet të mbetet i ndershëm – jo vetëm i drejtë, por i vërtetë. Dhe ky është një radikalizëm, që populistët janë absolutisht të pakualifikuar për të na e ofruar. /Financial Times/Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inter City – Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Në muajin prill do të mbahet ngjarja më madhe e bizneseve në Sofje për të ridefinuar tregtinë E-commerce
SAMSUNG GALAXY S25: Shpejtësi, fuqi dhe saktësi – E disponueshme në Gjirafa50!
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij