General Motors dhe Ford duhet të bindin investitorët se mund të përfitojnë ndërsa çmimet bien

General Motors Co dhe Ford Motor Co pritet të raportojnë fitime të forta për vitin 2022 javën e ardhshme, të mundësuar nga kamionçinat me çmim premium dhe nga SUV-të.
Tani, rivalët nga Detroiti duhet të bindin investitorët se formula e fitimit të vitit të kaluar mund të vazhdojë të funksionojë kur kostot për bateritë e veturave elektrike po rriten, normat e larta të interesit po ulin fuqinë blerëse të konsumatorëve dhe Tesla Inc po ulë çmimet.
Veçse ka shenja se prodhuesit e automjeteve në Detroit po zvogëlojnë shpenzimet për të kompensuar presionin konkurrues dhe ekonomik. GM tani për tani ka lënë anash planet për të ndërtuar një fabrikë të katërt të baterive për veturat elektrike në Amerikën e Veriut, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.
Ford është në bisedime me sindikatat gjermane për të shkurtuar mijëra vende pune në operacionet e saj evropiane dhe ndoshta për të shitur një fabrikë gjermane të montimit të automjeteve. Në tetor, ajo ndaloi financimin e degës së veturave autonome Argo AI.
Si GM, ashtu dhe Ford, që të dy kompanitë mbështeten në shitjet e kamionçinave dhe SUV-ve në Shtetet e Bashkuara për pjesën më të madhe të fitimeve të tyre globale. Këtë vit, të dy prodhuesit planifikojnë të rrisin shitjet e veturave elektrike shumë më pak fitimprurëse në Amerikën e Veriut dhe tregje të tjera.
Rreziku për përfitimin e prodhuesve të veturave në Detroit do të ishte një sfidë në kohët më të mira. Por tani, GM dhe Ford duhet të marrin parasysh parashikimet për një ngadalësim, apo edhe një recesion, në ekonominë e SHBA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shihni se si Tesla reklamon sigurinë e Cybertruck

Si ‘lindi’ logoja e BMW dhe çfarë përfaqëson në të vërtetë?

Modeli i ri Y i Tesla tani në shitje - zbulohen çmimi dhe specifika të tjera

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Zgjidhja perfekte për kushte 'ekstreme' - cilat goma mund të përdoren në të gjitha stinët?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania