Genc Nuza do ta gjykojë ndeshjen kualifikuese për Evropianin U21.

UEFA i beson përsëri gjyqtarëve nga Kosova për të ndarë drejtësinë në kompeticione të nivelit të lartë.


Ndeshja e grupit H, Slovenia U21 - Qipro U21 do të gjykohet nga gjyqtari i Kosovës, Genc Nuza.

Në këtë ndeshje, që do të zhvillohet në stadiumin “Mestni Stadion Fazanerija” në Murska Sobota, gjyqtari Nuza do të asistojë nga Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 10 shtator, me fillim në orën 18:00. /Telegrafi/

458737915 821320140158681 1597739482695356493 n

telegrafi sport app