LAJMI I FUNDIT:

Geer: Von der Leyen ishte mjaft e qartë për gjuhën maqedonase

Geer: Von der Leyen ishte mjaft e qartë për gjuhën maqedonase

Ambasadori i Bashkimit Evropian në RMV, David Geer, iu bashkua reagimeve pas konferencës së rregullt të sotme për media të Komisionit Evropian, në të cilën zëdhënësja Dana Spinant nuk pranoi të japë përgjigje të saktë nëse Bashkimi Evropian e njeh gjuhën maqedonase.

Përfaqësuesi i BE-së në Shkup ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se dje kryetarja e KE-së Ursula von der Leyen ishte e qartë për këtë.

Von der Leyen e përsërit qëndrimin e saj: Do ta respektojmë gjuhën maqedonase
Lexo po ashtu Von der Leyen e përsërit qëndrimin e saj: Do ta respektojmë gjuhën maqedonase

“Presidentja e Komisionit Evropian dje ishte shumë e qartë dhe të njëjtën gjë përsëriti edhe sot”, ka shkruar Geer në Twitter.


Ndryshe, dje Von der Leyen para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë theksoi se RMV ka mundësi historike që të ecë përpara në rrugën drejt BE-së. Ndërsa sot në një postim në Twitter ajo tha se BE do ta njeh gjuhën maqedonase./Telegrafi/