LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Pas votimit të buxhetit dhe Ligjit për dialog, Kushtetuesja pritet të vendos në favor të Shpend Ahmetit

Gecaj: Pas votimit të buxhetit dhe Ligjit për dialog, Kushtetuesja pritet të vendos në favor të Shpend Ahmetit

Lënda e dërguar nga ish-kandidati për kryeta të Prishtinës, Arban Abrashi për zgjedhjet në kryeqytet, pritet të marrë një epitet ditëve në vazhdim.

Kështu kishte konfirmuar ditë më parë për Telegrafin, zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula.

Por vendimin e Gjykatës Kushtetuese po e cilëson si pazar, ish-këshilltari i Isa Mustafës dhe anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj.


Në një postim në rrjetin social Facebook, Gecaj ka thënë se pas miratimit të buxhetit dhe Ligjit të dialogut, Kushtetuesja do të vendos në favor të Shpend Ahmetit, transmeton Telegrafi.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim për zgjedhjet për kryetar të Prishtinës
Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim për zgjedhjet për kryetar të Prishtinës

“Tani, pasi që buxheti e ligji për dialogun kaluan, i vjen radha e shpërblimeve apo trofeut real (për PSD-në), përkatësisht Prishtina! Pas më shumë se 10 muajsh pritjeje, tash shpejt, sipas marrëveshjes tanimë të përfolur nëpër medie, Gjykata Kushtetuese pritet të publikon vendimin në favor të Shpendit”, ka shkruar Gecaj.

Ai ka ironizuar duke e cilësuar qeverinë Haradinaj, si qeveri të vendimeve të mëdha.

“E pastaj, mos e akuzoini BE-në e mos u befasoni fare për raport progresi negativ, mos-liberalizimin e vizave, ikje të rinisë, ose edhe nëse kjo çështje ndodhë të diskutohet në Parlamentin Evropian. Avash avash, me rëndësi që Qeveria e “vendimeve të mëdha” të vazhdojë, ndërsa Kosova të del ku të del!”, përfundon postimi i Bajram Gecajt.

Ndryshe, Arban Abrashi vazhdimisht kishte pretenduar se ka pasur keqpërdorime në zgjedhjet lokale në kryeqytet.

Këto pretendime i kishte hedhur poshtë fillimisht Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e pastaj edhe Gjykata Supreme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori