LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: LDK-ja s’merret me populizëm

Gecaj: LDK-ja s’merret me populizëm

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se partia e tij as tani nuk po bën populizëm, e as nuk ka bërë në të kaluarën.

Kritikat e LDK-së, sipas Gecajt për qeverinë aktuale s’janë populizëm, por kritika reale të mbështetura në realitetin aktual politik.

“Partia që më së paku është marrë me populizëm është LDK-ja. Ne do të kishim mundur të bëni populizëm edhe me Demarkacionin por nuk e kemi bërë”, ka thënë Gecaj, duke shtuar se halli është diku tjetër.


“LDK-ja beson që këtë qeveri ka humbur legjitimiteti, nuk i ka numrat nuk, nuk e ka shumicën. Si e tillë nuk mund të hyjë në këtë proces shumë të rëndësishëm, siç është çështja e dialogut. Sepse, procesi i dialogut është ngjarja më e rëndësishme pas pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Gecaj në Info Magazine në Klan Kosova.

“Kjo qeveri nuk mund të kalojë asgjë pa ndihmë e opozitës dhe si e tillë duhet të futet në zgjedhje fillimisht. LDK-ja ka iniciuar disa debate në të cilat është dashur të merremi vesh në mënyrë të civilizuar. Kemi thënëË ejani të bisedojmë për të gjitha çështje”, ka thënë ai.