Gazmend Muhaxheri pas Exit Poll-eve: Peja votoi vertikalisht – për lartësi, jo për ulësi

Kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar menjëherë pas publikimit të rezultateve të Exit Poll-eve, ku ai del fitues i garës për kryetar të komunës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Muhaxheri ka falënderuar qytetarët e Pejës për mbështetjen, duke thënë se disa e kanë matur politikën me “rreshta horizontalë”, ndërsa ai e ka matur me “sukseset e arritura”.
“Disa e matën politikën me rreshta horizontalë. Ne e matëm me sukseset që u ngritën, rrugët që u ndërtuan, projektet që u përfunduan. Peja votoi vertikalisht: për lartësi, jo për ulësi. Faleminderit Pejë”, shkroi Muhaxheri.
Reagimi i tij vjen në momentet e para pas mbylljes së procesit zgjedhor, ku rezultatet preliminare e vendosin atë në epërsi ndaj kundërshtarëve politikë.


















































