Site icon Telegrafi

Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë – ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të një fjalimi të presidentit amerikan, Donald Trump.

Ndërkohë që gazetarët po përgatiteshin për të marrë reagimin e liderit amerikan lidhur me një çështje të caktuar, një gazetare aksidentalisht e goditi me mikrofon në fytyrë shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Pas këtij momenti të papritur, ai ka reaguar në mënyrë epike.

“E patë këtë? Ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet sonte!”, deklaroi 78-vjeçari.

Siç e parashikoi presidenti, ngjarja mori vëmendjen e medias.

Videoja e incidentit është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version