Gazetarja Dasara Karaiska ka ndezur polemika me një deklaratë të saj në Instagram, ku ngriti dyshime mbi seksualitetin e Jozit, një prej banorëve të Big Brother VIP Albania 4. Në një video të publikuar në rrjetin social, Karaiska u shpreh se Jozi është gay dhe se partneri i tij ka deklaruar hapur lidhjen me të.
“Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit me të cilin ai ka bashkëjetuar në Zvicër dhe Milano”, tha Karaiska, duke shtuar se partneri është një person i deklaruar gay që ndodhet në një marrëdhënie me Jozin. “Nuk është e drejtë nga ana ime t’ia denigroj figurën, por ky Jozi e ka hak të ia nxjerr atë foton dhe profilin e atij partnerit që e ka Jozin foto profili në Instagram,” vijoi ajo.
Karaiska sugjeroi gjithashtu se deklaratat e saj mund të shkaktojnë reagime nga Jozi, duke aluduar për mundësinë që banori i Big Brother VIP të reagojë ndaj saj në ditët në vijim.
Jozi ka qenë në qendër të vëmendjes edhe gjatë spektaklit të fundit të Big Brother VIP Albania. Ai u përfshi në një situatë të tensionuar me Loredanën, të cilën e kapi për fytyrë dhe tentoi ta puthte, megjithëse ajo e kundërshtoi. Ky moment shkaktoi reagime të shumta nga publiku dhe banorët e tjerë të shtëpisë.
Përveç kësaj, Jozi ka qenë pjesë e disa konflikteve të tjera brenda shtëpisë, përfshirë sulmet e tij ndaj Gjestit, të mbështetura nga Amber dhe G-Bani. Sjellja e tij ka bërë që ai të jetë një nga banorët më të diskutuar të edicionit të këtij viti.
Deklaratat e Karaiskës pritet të ndezin diskutime të reja në publik dhe në rrjetet sociale, ndërsa sjellja e Jozit në shtëpinë e Big Brother VIP do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Jozi apo produksioni do të reagojnë ndaj këtyre pretendimeve. /Telegrafi/