LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja afgane e cila u largua nga vendi: Talebanët nuk na shohin neve si qenie njerëzore

Gazetarja afgane e cila u largua nga vendi: Talebanët nuk na shohin neve si qenie njerëzore

Gazetarja afgane, Masooma Gholamy, e cila u detyrua të ikte nga vendi për shkak të ngjarjeve të fundit në vend, ka deklaruar se talebanët nuk i konsiderojnë gratë si qenie njerëzore.

“Ishte shumë e vështirë për një grua të mbajë një punë në Afganistan edhe para talebanëve. Por pasi ata u kthyen në pushtet, gjërat u përkeqësuan shumë. Ne nuk mund të funksionojmë më”, ka deklaruar Gholamy për Euronews.

Deri këtë verë, ajo po prezantonte lajmet për Tamadon TV në Kabul, por kur talebanët morën pushtetin, ajo u largua nga vendi me fëmijët e saj dhe u vendos në Athinë, Greqi.


“Talebanët nuk na shohin si qenie njerëzore. Talebanët as nuk mund të ulen në të njëjtën tryezë dhe të flasin me një grua, ata besojnë se kjo është e turpshme”, vazhdoi ajo.

Nëna e tre fëmijëve nuk jeton më me babanë e fëmijëve të saj, për shkak të tensioneve në lidhje me punën e saj si moderatore televizive.

Talebanët kurrë nuk do të kishin lejuar një grua të punonte në sytë e publikut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Kalo në kategori