Gazetaria e lotëve
Gazetaria e Tiranës dhe e Prishtinës, është një arenë për ndjenjat e forta. Në mes shtypit partiak dhe atij amatoresk, sot ne ndeshemi me “gazetarinë e lotëve”.
Ku gjendet gazetaria shqipe sot? Gazetari e aferave private? Në mes të gazetarisë partiake dhe asaj private kemi sot “gazetarinë e lotit”. Gazetaria shqipe e Tiranës dhe e Prishtinës është një arenë për shfaqjen e ndjenjave të forta.
Mediat janë duke prodhuar një klimë e një skenografi melodramatike; ku aktorët politik dhe media-bërësit “qajnë e vajtojnë”. Këta gazetarë e gazetare janë “me plot” ndjenja. Janë shumë “të ndjeshëm”. Gjatë një hulumtimi timin, të bërë nëpër mediat e Tiranës dhe Prishtinës, del se gjatë dhjetë viteve të fundit në gazetarinë shqipe fjala “ndjenjë” dhe fjalia “kam ndjenjën se”… është përdorur tre herë më shumë se fjala “mendim”, “di”, “besoj” dhe fjalët “Unë di se…”. Dhe, kur një gazetar apo një gazetare “moderne” shprehet se “Unë kam ndjenjën se…”, lirisht mund të kuptoni se kjo do të thotë: “Unë mendoj se…”.
Teatri ynë politik i mediatizuar është një arenë e ndjenjave, apo emocioneve, siç shprehen gazetarët dhe gazetaret “moderne”. Gazetaria jonë është një fushë ku mund të derdhësh lot, e të zbrazësh ndjenjat. Këta gazetarë e gazetare të ndjenjave kanë bërë që në vend të logjikëzimit të opinionit dhe hapësirës publike, të kemi “sentimentalizimin” e opinionit dhe hapësirës publike. E, kjo veçanërisht të bie në sy e të godet në vesh, kur në fjalimet dhe deklaratat e politikanëve dëgjon shprehjen si p.sh. “Kam ndjenjën se Partia ime…”, “Ndjenjat e mia më thonë se Kosova do të fuqizohet”. etj, etj.
Kjo gazetari e emocioneve është duke luajtur një rol të keq, e të madh, në kuptimin melodramatik të proceseve politike në të cilën po kalon Kosova. Sot, gazetaria është kryeaktori dhe kryeçelësi ku përmes sajë socialja dhe politika po emocionalizohet dhe intimizohet. Gazetaria “jonë” infanteliste dhe gazetarucët “tanë” më shpesh merakosen për temperaturën në debatet e shoqërisë sonë, se sa për përmbajtjen e debateve; i ipet rëndësi e hapësirë emocianilizimit dhe intimizimit të debatit, në vend të logjikëzimit dhe zhvillimit të sajë.
Kjo lloj gazetarie sot për sot “nuk e ka njetin” të lirohet nga partia. Por, kjo të paktën do të duhej të fillonte spastrimin etik brenda vetes së saj. Epo mire, nëse gazetaria jonë po u larguaka nga partia, atëherë në cilin drejtim po shkojnë mediat tona? A kemi një gazetari logjike, gërmuese e kritike? Largimi i gazetarisë nga partitë politike nuk do të duhej të ngatërrohej me largimin e gazetarisë nga ideologjia. Këtu do të mund të flisnim për një ideologji të re, atë ekonomike.
Është pavarësia, ajo që është një ndër qëllimet më të dëshiruara në ideologjinë profesionale gazetareske. Por, shkëputja e gazetarisë nga partia kuptohet edhe si shkëputje nga burimet e informacionit. Mediat “tona” qëmoti janë të varura nga varësia e gazetarëve nga partia dhe “ndërkombëtarët e fortë e të gjithëdijshëm”. Nuk duhet harruar se gazetarët janë njëkohësisht “regjisorë” dhe kritik të dramaturgjisë që këta e prodhojnë vet.
Kjo gazetari partiake ka kontribuar që debati politik, kulturor e i ai i vlerave kombëtare e humane, në një shkallë mjaft të lartë, të jetë i izoluar dhe i “okupuar”; Kjo ngulfatje e debatit të shoqërisë sonë ka qenë e dukshme edhe në taborin e akademisë sonë të shkencave. Si pasojë e kësaj “gazetarie të zezë” sfera jonë publike ka humbur energjinë e saj karakteristike, dhe kjo si rezultat i një deficiti të një gazetarie mendim-ndërtuese e kritikuese. Në vend të sajë shqiptarët kanë ndërtuar “barbi-gazetarinë”. Dhe mu këtë gazetari dhe këtë opinion e dëshironte dhe e dëshiron UNMIK-u, QEVERITARËT, e sot edhe EULEX-i. Sepse, sot, lufta më e madhe është lufta për idetë, është lufta për të kontrolluar idetë e mendimet. Kështu e bënë edhe Stalini, Tito, Hrushçovi e Gadafi.
(Autori është kritik i mediave)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëI dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë, as varrin s’ia dimë” - flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura
"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme
Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin