televizioni italian RAI 3 ka bërë një reportazh të shkurtër në Shqipëri për kultivimin në masë të kanabis sativës, pjesa më e madhe e së cilës trafikohet nga vendi ynë drejt Italisë, ku kryesisht zbarkon në Puglia.
Gazetari italian ka shkuar në malet e Krujës, rreth 30 kilometra nga Tirana. Gazetari fillimisht prezantohet dhe filmon me kamera të ndezur plantacionet e drogës të shkatërruar nga policia. Për të konfirmuar këtë gjë, ai pyet edhe një shqiptar, i cili shfaqet si një bari dhe thotë se nuk ka plantacione me drogë.
Kurse, në momentin që gazetari italian fik kameran dhe nuk regjistronte, atëherë “bariu” bëri një telefonatë dhe mori konfirmimin t’i tregonte grupit italian plantacionin e shkatërruar nga policia.
Më pas gazetari sqaron të gjithë sistemin e ujitjes së parcelave të kanabisit.
“Fusha e marihuanës është e ndërtuar nga sistem mjaft i zgjuar i renditjes. Niset nga lart ku shohim se ka bidona të mëdhenj të mbushur me ujë dhe më pas përmes këtyre tubave të gomës bëhet e mundur ujitja e cdo bime”, thotë gazetari italian.
Personi i prezantuar si bari mban në dorë edhe një degë kanabisi dhe sqaron se vlen 100 Euro. Nga kjo shumë, sqaron “bariu”, 60 Euro i merr vet ai dhe 40 Euro policia lokale e Krujës që angazhohet për të mos shkatërruar parcelat.
Gazetari thekson gjithashtu se këto plantacione droge në Krujë janë shkatërruar nga Policia e Tiranës, pasi policia lokale është e përfshirë në kultivimin e kanabisit dhe nuk njoftohen për operacionet nga frika e dekonspirimit.
Në kronikë është përfshirë edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili pyetet për përfshirjen e policisë shqiptare në kultivimin e kanabisit.
Reportazhi i plotë:
Shqiptari: “Nuk ka marijuanë këtu. E sigurt 100% nuk ka.
Gazetari: E në fakt pikërisht këtu në këto male 30 km larg tiranës që është zhvendosur zemra e kultuvimit të drogës në shqipëri nga fshati Lazarat më në jug, kryeqyteti evropian i kanabisit para ndërhyrjes së forcave speciale. Në malet e Krujës zbresim ng makina ku na bllokon “bariu” i rremë, i cili ndryshon versionin e tij sapo ulim kamerat dhe zbulojmë se po na vazhgëjnë.
Shqiptari: Të kanë parë atje dhe më thanë mua, ik shiko se kanë ardhur me kamera. Aty ka spajper e të qëllojnë.
Gazetari: Pranon të na tregojë kampin e tij me marihuanë tashmë të shkatërruar nga policia, pasi iu dha leja nga një telefonatë. Duhet të lëmë kamerat dhe të përdorim celularët, por kemi besim. Me shumë se një orë ecje në këmbë marihuana është kudo, por nuk mund të ndalojmë guida është e autorizuar të na shoqërojë vetëmnë fushën e tij 152 bimë në mal.
Gazetari: Policët kanë prerë gjithçka, policë të ardhur nga Tirana jo ata që ai i njeh mirë…
Shqiptari: Kjo bën 100 euro, 60 janë për mua 40 për policin.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duke folur për gazetarin i ka mohuar lidhjet e policisë me kultivimin e kanabisit.
“Nëse zbulohen parcela me kanabis në Itali, do themi se policia italiane është lidhur me kultivuesit? “, është shprehur Tahiri.
Unë pyes veten, nëse ju ne itali gjeni një plantacion me 180 mijë bimë, çfarë do të thotë që polici aty është i korruptuar?
Gazetari: Ministri Tahiri e ka fjalën për mega plantacionin e kapur në Foxhiano gjatë fundit të muajit shtator.
Tahiri: Si ka mundësi që policia nuk e ka parë? Kush i mbronte ata që i kultivonin?
Gazetari: Ftesa është të shohim në shtëpinë tonë që gjithashtu është pjesë e shtëpisë evropiane ku Shqipëria aspiron të hyjë. /SYRI.net/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin