Bordi i Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës shpreh indinjatën e thellë ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), për trajtimin që i bëhet gazetarëve sportivë nga Kosova për ndeshjet e kombëtares.

“Janë vërejtur një dukuri injoruese ndaj gazetarëve sportiv nga Kosova, por i tërheqim vërejtjen FSHF-së se kjo qasje duhet ndryshuar urgjentisht dhe të mos bëhen ndasi të tilla aq më tepër për rolin që ka luajtur gazetaria sportive e Kosovës rreth sensibilizimit të ekipit kombëtar. Shqetësimi ynë ka të bëjë me akreditimet për ndeshjet e kombëtares të cilat nga FSHF-ja pajisja e tyre për mediumet në Kosovë çdo ditë e më shumë po bëhet më i vështirë. Kjo qasje duhet të ndryshojë urgjentisht për ndeshjen historike e cila zhvillohet me 8 tetor 2015 në Elbasan ndërmjet Shqipërisë e Serbisë. I bëjmë thirrje FSHF-së të ketë qasje konstruktive dhe t’i mundësojë akredimin e plotë të gjithë gazetarëve nga Kosova dhe të sigurohet tretman i njëjtë sikurse gazetarëve në Shqipëri, apo edhe atyre të huaj kur kombëtaret e tyre luajnë ndaj Shqipërisë”, thotë SHGSK.


Gjithashtu, Bordi i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës, shpreh shqetësimin lidhur me tretmanin që i bëhet gazetarëve nëpër terrenet sportive anë e mbanë vendit e veçmas në stadiumin e qytetit në Prishtinë, transmeton kp.

“Jemi të vetëdijshëm për rregullat të cilat klubi i futbollit ‘Prishtina’ i ka vendosur për stinorin e ri, por jemi kundër tretmanit dhe pengimit të punës që i bëhet gazetarëve në ngjarjet të cilat organizohen në stadiumin e qytetit aq më tepër të selektohen si gazetar që shkruajnë pro ose kundër. Shoqata kërkon nga klubi më i trofeshëm në vend që të ketë qasje më konstruktive ndaj gazetarëve në mënyrë që t’i lejohet kryerja e punës në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi të vetëdijshëm për kushtet rreth infrastrukturës së stadiumit, i cili nuk plotëson standardet evropiane që ndryshe është moto e klubit. Konsiderojmë që është momenti i fundit që klubi të mendojë shumë seriozisht në përmirësimin e kushteve për gazetarë për përcjelljen e një ndeshjeje futbolli”, thekson SHGSK.

SHGSK ka folur edhe turneun memorial “Burim Hatipi” por edhe Ceremoninë për Gazetarin e Vitit “Ali Shala”, dy ngjarje këto që do të mbahen të njëjtën ditë më 4 dhjetor 2015, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe Hotel “Sirius” në Prishtinë.
 

telegrafi sport app