Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është zënë ngushtë nga dy gazetarë italianë të mërkurën në mbrëmje. 

Portugezi që është zënë me transferimin e Alexis Sanchez është ndaluar nga dy burra në dalje të hotelit The Lowry.


Alessandro Onnis dhe Stefano Corti, prezantues në Italia 1 në emisioni sarkastik ‘Le Iene’, e detyruan Mourinho të flas pak për mosmarrëveshjet dhe sulme drejt trajnerit italian të Chelseat, Antonio Conte.

483C6D0500000578 0 image a 4 1516219297612 Gazetarët me Mourinhon

Conte iu ishte drejtuar Mourinhos si “njeri i vogël”, pasi portugezi kishte thënë se di trajner janë si ‘palaço’.

‘Special One’ u pa i lumtur dhe i buzëqeshur me gazetarët duke i dhënë atyre edhe përgjigje.

483C541600000578 0 image a 2 1516219286357 Mourinho gjatë bisedës me gazetarët

Italianët i kërkuan Mourinhos që të nënshkruajë fanellën e Manchester Unitedit, por në të ishte emri “ Antonio Conte dhe nr.1”.

Mourinho e kuptoi shakanë dhe qeshi, për të dhënë pastaj edhe nënshkrimin  tij në fanellë.

483C6E5300000578 0 image a 5 1516219300151 Fanella e nënshkruar

Ai u largua duke u futur në hotel ku edhe është duke jetuar. /Telegrafi/  

telegrafi sport app