Dialogu Kosovë-Serbi dhe mundësia e arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve vazhdon të jetë temë kryesore në mediat e Beogradit.
Gazeta serbe “Danas, e afërt me pushtetin në Serbi, shkruan se afati i fundit për arritjen e marrëveshjes për Kosovën është shtyrë deri në fund të vitit, për shkak se, sipas tyre, Shtetet e Bashkuara tani janë të preokupuara me Venezuelën, kurse Bashkimi Evropian me zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Duke u thirrur në burimet e saj diplomatike perëndimore, të cilët komentojnë fazën aktuale rreth çështjes së Kosovës, gazeta shkruan se “Shtetet e Bashkuara janë për një korrigjim minimal të kufijve dhe shkëmbim territoresh, që do të nënkuptonte se Serbia do të merrte Leposaviqin, respektivisht ultësirën e Kopaonikut, kurse Kosova do të merrte fshatrat në komunën e Preshevës, në perëndim të autostradës (Korridorit 10), dhe është e mundur që Kosovës t’i takojë edhe Tërnoci i Madh në Komuna e Bujanocit”, përcjell Telegrafi.
“Burimet tona thonë se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë idenë që i gjithë veriu i Kosovës t’i bashkëngjitet Serbisë, e kjo veçanërisht vlen për Mitrovicën e Veriut, dhe se formimi i Asociacionit të Komunave me Serbe është ende në pritje”, shkruan gazeta.
Sipas gazetës, formimi i Asociacionit është në pritje për shkak se Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur jo kushtetue vendimin për ta formimin e Asociacionit.
“Problem të madh ka krijuar ish-presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliq, kur ka thënë se kjo [Asociacioni i Komunave Serbe] do të jetë një ‘Republika Srpska’ të e re, dhe në këtë mënyrë shkaktoi rezistencë për formimin Asociacionit te shqiptarët, por edhe në Perëndim “, theksojnë diplomatët, citon gazeta.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq duke folur për situatën aktuale, ka thënë se “më nuk e di se çfarë duan përfaqësuesit e Kosovës nga Beogradi dhe nga bota”. Ai tha, siç citohet nga RTS, se “Serbia është duke pritur që Prishtina të heq taksën dhe të vazhdojnë bisedimet”, por ai nuk ka dashur të komentojë deklaratën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se SHBA-të janë të gatshme të pranojnë që çështja e Kosovës të zgjidhet me “korrigjimin e kufijve”.
Thaçi nëpërmjet rrjeteve sociale ka thënë se Mëngjesi i Lutjeve në Uashington, në të cilin ishte ai, “ishte një mundësi për t’u takuar me zyrtarë të lartë të SHBA dhe udhëheqësit nga e gjithë bota”, duke theksuar se “të gjithë në Uashington flasim me një zë për Kosovën”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës