Site icon Telegrafi

Gavazaj afër transferimit te Dinamo Minsk në Bjellorusi

Enis Gavazaj pritet që së shpejti të bëhet me skuadër të re.

Sulmuesi shqiptar javë më parë u largua nga kampionati rus ku për gjashtë muaj ishte pjesë e ekipit Yenisey.

Aventura e tij në Rusi nuk shkoi ashtu siç mendoi dhe në shkurt klubi rus vendosi t’ia ndërpresë kontratën Gavazajt.

Prizrenasi prej disa ditësh ndodhet me klubin e famshëm bjellorus, Dinamo Minsk në fazën përgatitore.

Prizrenasi duket se i ka bindur drejtuesit e klubit për t’i ofruar një kontratë.

Zyrtarizimi i transferimit të Gavazajt me klubin bjellorus pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme.

Në rast se Gavazaj fillon të luaj dhe rikthen formën e mëparshme, atëherë mund të rikthehet edhe në Kombëtaren e Shqipërisë.

Kujtojmë që anësori nga Prizreni karrierë ka bërë te Liria e Prizrenit, Prishtina, Gent, Skënderbeu dhe së fundmi tek Yenisey në Rusi. /Telegrafi/

Exit mobile version