Gati sa nuk u rrahën, 25 truproje ndalin McGregorin për ta goditur Mayweatherin (Video)

Një nga momentet më të tensionuara nga të gjitha konferencat për shtyp ishte përballja “sy më sy” e Floyd Mayweather dhe Conor McGregor në New York.
Pasi mori fjalën Mayweather, ai shkoi për ta provokuar McGregorin, e kjo nuk u prit mirë nga ky i fundit.
Irlandezi u ngrit për ta sulmuar boksierin amerikan me 49 fitore e asnjë humbje, por në atë moment u afruan 25 truproje nga ekipi i Mayëeather që e ndalën McGregorin nga një sulm fizik, shkruan Telegrafi.
Më pas Mayweather mori flamurin irlandez sërish në krah ashtu sikurse në Toronto, por tash nuk u pengua askush, teksa në fund gjuajti edhe të holla në drejtim të McGregorit.
Dueli i madh mes boksierëve zhvillohet më 26 gusht në MGM Grand Arena në Las Vegas. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































