LAJMI I FUNDIT:

Gati 1700 gazetarë të vrarë gjatë dy dekadave të fundit

Gati 1700 gazetarë të vrarë gjatë dy dekadave të fundit

Në botë janë vrarë 1668 gazetarë në periudhën 2003-2022, mesatarisht 80 në vit, sipas të dhënave të publikuara sot nga organizata Reporterët pa Kufij. Iraku dhe Siria konsiderohen si vendet më të rrezikshme për profesionin e gazetarisë.

Këto dy vende të shkatërruara nga lufta me gjithsej 578 gazetarë të vrarë vetëm në 20 vitet e fundit përfaqësojnë një të tretën e numrit të përgjithshëm të gazetarëve të vrarë në botë në këtë periudhë, përpara Meksikës (125), Filipineve (107), Pakistanit (93), Afganistani (81) dhe Somalia (78).

Burrat përfaqësojnë 95 për qind të gazetarëve të vrarë, njoftoi organizata.


Në dy dekadat e fundit, vitet “më të zeza” ishin 2012 dhe 2013, me 133 dhe 142 gazetarë të vrarë, kryesisht shkaku i luftës në Siri, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj, ka pasur një qetësi graduale, e më pas shifra historikisht të ulëta që nga viti 2019, deklaroi organizata për mbrojtjen e lirisë së medias.

Megjithatë, numri i gazetarëve të vrarë filloi të rritet sërish në vitin 2022, me 58 gazetarë të vrarë gjatë kryerjes së punës së tyre, krahasuar me 51 një vit më parë, si pasojë e luftës në Ukrainë.

Në Ukrainë, tetë gazetarë kanë humbur jetën që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt, duke iu shtuar 12 atyre që u vranë atje gjatë 19 viteve të mëparshme.

Kështu, Ukraina është në vendin e dytë për vendet më të rrezikshme për gazetarët në Evropë, pas Rusisë, ku 25 gazetarë u vranë në 20 vjet.

RSF thekson se që kur presidenti rus, Vladimir Putin erdhi në pushtet, sulmet, përfshirë ato vdekjeprurëse, ndaj lirisë së medias në atë vend kanë qenë sistematike, duke vënë në pah vrasjen e Anna Politkovskës më 7 tetor në vitin 2006.

Me tetë gazetarë të vrarë, Franca është e katërta në listën e zezë në Evropë, pas Turqisë, për shkak të vrasjes së gazetarit të Charlie Hebdo në Paris në vitin 2015.

Në nivel global, megjithëse raportimi nga konfliktet e armatosura llogaritet për shumë vdekje, në 20 vitet e fundit më shumë gazetarë janë vrarë në zonat e paqes sesa në zonat e luftës, për shkak të hetimeve të tyre për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Kontinenti amerikan (Meksikë, Brazil, Kolumbi, Honduras), ku ndodhen pothuajse gjysma e gazetarëve të vrarë në vitin 2022, po rezulton të jetë “padiskutim më i rrezikshmi për median sot”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Botë
Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Amerika
Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse

Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse "e kupton se Amerika dhe Evropa nuk do ta braktisin"

Botë
Kalo në kategori