LAJMI I FUNDIT:

​Gastronomët kërkojnë ndihmë financiare nga qytetarët

​Gastronomët kërkojnë ndihmë financiare nga qytetarët

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që ndihmojnë këtë sektor financiarisht në kohën kur gjendja me pandeminë koronavirus në vend po vazhdon të rëndohet.

Në një njoftim për media, shoqata ka ngritur alarmin se si rrjedhojë e masave të aplikuara nga ana e institucioneve të Kosovës, shumë biznese rrezikojnë të mbyllen nga pengesat që janë shkaktuar në afarizëm.

“Gjendja aktuale në vendin tonë sa i përket sektorit të gastronomisë është tepër shqetësuese. Ju bëjmë lutje të gjithë atyre që kanë mundësi dhe janë të interesuar që të kontribuoni financiarisht duke dhënë mbështetje në shoqatën tonë dhe tuajën njëkohësisht, me kokë-ulje dhe për shërbim ndaj jush lidhur me përmirësimin e standardeve profesionale të sektorit të gastronomisë dhe avokimin për mbrojtjen e interesave të tij, tani e gjithnjë. Të interesuarit mund të lajmërohen nëpërmjet këtyre kontakteve: nr. tel: +383 (0)45 342 221/ (0)49 626 505; email: info@ gastronomet.com /shoqataegastronomeve@gmail.com, apo duke dërguar mesazh në faqet tona në Facebook (gastronometeprishtines) dhe Instagram (@gastronometekosoves)”, thuhet në njoftim.


Shoqata e Gastronomëve të Kosovës shpreh falënderim të thellë për mbështetjen e deritanishme të qytetarëve, me shpresë që ajo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori