LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Vetë krijimi i Speciales është njëfarë dënimi

Gashi: Vetë krijimi i Speciales është njëfarë dënimi

Analisti Dardan Gashi, në Zona e Debatit të Klan Kosovës, ka thënë se shpreson që Gjykata Speciale të mos bie pre e lojërave të ndryshme që mund të bëhen.

Ai ka deklaruar se edhe nëse akuzat e ndryshme vërtetohet të mos jenë të vërteta, ato do të mbesin njollë e zezë për personat e apostrofuar, njofton Klan Kosova.

“Edhe nëse pas 10 vjetësh del që nuk është i vërtetë raporti i Dick Martit për Hashim Thaçin, ajo është një njollë e zezë. Si do që të ndodhë, ai është një dëm që i është bërë vendit dhe vështirë që mund të rikuperohet. EULEX-i nuk ka kryer asnjë funksion. Shpresoj që Gjykata Speciale të mos bjerë viktimë e lojërave”.


Gashi ka thënë se vet krijimi i Gjykatës Speciale është njëlloj dënimi për segmentë të caktuar dhe se është absurde që edhe pas kaq vjetësh të kemi tema të tilla si krimet e luftës.

“Për ne kur vjen fjala e akuzës, për ne nëse vjen një gjykatë e huaj, në një aspekt veç e ke mar një dënim. Është negative për vendin. Zonat e komandantëve dihen, ata që kanë qenë kush kanë qenë e dijmë, besoj që dikush duhet ta marr përgjegjësinë. Edhe EULEX-i ka thënë se do të hetohen raste të tilla, ka qenë rasti i Fatmir Limajt, dhe s’ndodhi asgjë hiç. Tema e krimeve të luftës, krejt pas 17 vjetësh, është çështje absurde nga bashkësia ndërkombëtare”. /klankosova.tv/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori