LAJMI I FUNDIT:

Gashi takim njoftues me Delawie, diskutohet për sigurinë në vend

Gashi takim njoftues me Delawie, diskutohet për sigurinë në vend

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Në këtë takim, ministri Gashi e njoftoi ambasadorin amerikan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Ata diskutuan për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës për çështjen e sigurisë në vend dhe për gjendjen civile të Kosovës.


Ministri Gashi falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen që kanë dhënë ShBA-të në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa, ambasadori Delawie e uroi ministrin Gashi për detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme dhe vlerësoi se është shumë e nevojshme për një përkushtim më të madh në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë. Ai ofroi përkrahjen e SHBA-ve në forcimin e më tejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka takuar sot edhe ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, JanBraathu.

Në këtë takim njoftues u diskutua lidhur me bashkëpunimin e mirë që kanë Ministria e Punëve të Brendshme dhe misioni i OSBE-së në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori