Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në tryezën “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane”, ku u diskutua për të ardhmen e dialogut mes Kosovës e Serbisë, tha se koalicioni qeverisës po bën përpjekje që të largojë tarifën 100 për qind të vendosur nga Qeveria e kaluar, në mënyrë që të lehtësojë vazhdimin e dialogut.
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, tha se çështja e dialogut dhe raporti i Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare është shumë delikate.
Gashi në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, u shpreh se me këtë tarifë, Kosova përveç se nuk ka fituar, është dëmtuar duke pasur një rritje prej 2.5 për qind të inflacionit.
“Sa i përket bisedimeve më Serbinë dhe raportit të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare janë shumë delikate. Por, ne duhet të shohim se çka ka ndodhur këto vitet e fundit dhe të mendojmë për strategjinë e ardhshme. Së pari kemi një element siç është tarifa, e cila është një instrument ekonomik që është përdorur si mjet politik, por pasojat e saja kanë qenë të rënda edhe për Kosovën, ndoshta në aspekte të caktuara ndërkombëtare dhe më të rënda për Kosovën sesa për Serbinë. Është e vërtetë ndoshta që Serbia ka humbur disa miliona në tregun kosovar, por ato para në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk i përfitoi prodhuesi kosovar, për më shumë pranoi edhe një rritje të inflacionit prej 2.5 për qind. Në të njëjtën kohë kemi edhe dëmtimin politik në raporti me bashkësinë ndërkombëtare që ishin të konsiderueshme”, u shpreh Gashi, raporton Telegrafi.
Tutje, Gashi u shpreh se heqja e tarifës është një mundësi e drejtpërdrejtë që bashkësia ndërkombëtare të intervenojë për të lehtësuar procesin e dialogut.
“Ne si koalicion qeverisës, edhe pse partneri i koalicionit nuk e tha e prita që e thotë, po shqyrtojmë mundësinë që të heqim tarifën që të plotësojmë një kërkesë të drejtpërdrejtë bashkësisë ndërkombëtare, për t’i dhënë shanse bashkësisë ndërkombëtare që të fasilitoj dialogun mes Kosovës e Serbisë. Në anën tjetër ne kemi deklaruar reciprocitetin i cili do të vendoset, por do të vendoset ashtu që të mos pengoj sërish bisedimet e ndërmjetësuara nga bashkësia ndërkombëtare dhe veçanërisht nga SHBA-të”, tha Gashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja