LAJMI I FUNDIT:

Gashi për deputeten Grainca: Pazari politik ekziston, nuk bën të mbrohet për shkak të gjinisë

Gashi për deputeten Grainca: Pazari politik ekziston, nuk bën të mbrohet për shkak të gjinisë
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Kuvendin e Kosovës gratë dhe burrat janë të barabartë.

Duke komentuar situatën me deputeten Adelina Grainca, Gashi tha se nuk bënë të mbrohet një Pazar politik për shkak të gjinisë.

“Megalomania e numrave do të shihet në të ardhmen. Ideja edhe ideologjia e blerjeve nuk mund të relativizohet pse dikush është grua e dikush burrë. Duke tentuar të mbrohet një pazar politik për shkak të gjinisë është mizogjeni. Pazari ka ndodh është deputete si gjithë të tjerët pa marrë parasysh se a është grua apo burrë”, tha Gashi.


Gashi pati edhe disa këshilla për LVV-në.

“Opozita apo fjala opozitë është më diverse sesa pushteti. Opozita i ka tri parti politike dhe kur i drejtoheni është mirë të specifikoni se kujt po i drejtoheni Sa i përket numrave që përdorni këtu është e pavërtetë, Kuvendi i ka 41 gra prej 120 deputetëve”, tha Gashi.

Shefi i deputetëve të LDK-së, u tha deputetëve të LVV-së se kur flasim për përfaqësim politik që bëhet në Kuvend, mos tentoni të fshiheni prapa gjinisë.

“Gratë dhe burrat e këtij Kuvendi janë të barabartë. Klithmat janë të pa arsyeshme, i keni numrat votoni e vendosni pse bërtitni sepse jeni fajtor që keni blerë. Ku qenka dallimi mes deputetit Haxhi Shala dhe deputetes Adelina Granica. Ju të nderuar ruani qetësinë, qeverisni vendin, merrni përgjegjësinë. Ju tentoni ta bëni personale, kot e keni”, tha Gashi. /Telegrafi/