Pas raportit të publikuar të Zyrës Kombëtare të Auditimit, në të cilin ka nxjerrë të gjeturat për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Ministri Kujtim Gashi ka marrë pjesë në takimin për sqarimin e rekomandimeve të dala nga ky raport.
Ndër të gjeturat që janë diskutuar në takim kanë qenë llogaritë bankare të institucioneve vartëse të MKRS-së të cilat nuk janë të autorizuara nga thesari, kompensimi i punëtorëve profesional dhe atyre ndihmës të Institutit Arkeologjik të Kosovës (IAK) dhe të MKRS-së për punën në teren përkundër shfuqizimit të vendimit nga ana e Qeverisë, memorandumet e nënshkruara ndërmjet MKRS-së dhe IAK si dhe mes ministrisë e Qendrave Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, ku janë kryer pagesa në mungesë të dokumentacionit përcjellës, përmbyllja e projekteve, mosidentifikimi i pasurive dhe pronave të ministrisë, mungesa e kodeve buxhetore për institucionet e kulturës, janë disa nga këto të gjetura dhe rekomandime që duhen evituar nga MKRS-ja.
Ministri Kujtim Gashi, tha se i pranon vërejtjet me seriozitetin më të madh të mundshëm, duke e vlerësuar punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit si një ndihmesë të jashtëzakonshme për menaxhim më të mirë të ministrisë. Ministri u shpreh se me rekomandimet që ka nxjerrë ZKA-ja neve si ministri na ndihmon shumë që të evitojmë gabimet tona që bëjmë gjatë punës tonë.
Ministri i siguroi përfaqësuesit e ZKA-së që do të tregojnë kujdesin dhe angazhimin maksimal për të eliminuar këto të gjetura ashtu që raporti i ardhshëm të jetë i pastër për MKRS-në dhe pikë për pikë do të ndjekin rekomandimet e ZKA-së.
“Mbesim të përkushtuar që paranë publike ta menaxhojmë sa më mirë dhe atë ta orientojmë aty ku është më e nevojshme dhe më prioritare, duke u munduar që mos të bëjmë gabime gjatë punës tonë”, është shprehur ministri Gashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite