Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka udhëtuar për në Bruksel, ku nesër do të nënshkruajë marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së “Evropa Kreative”, për sektorët kulturorë dhe kreativë.
Ai gjatë kësaj vizite do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të BE-së dhe do të diskutojë për hapësirat dhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të cilat janë në përgjegjësinë e ministrisë, kulturë, rini, sport e trashëgimi.
Ministri Gashi, marrëveshjen në fjalë, e ka konsideruar si jashtëzakonisht të rëndësishëm, sepse përpos që hapet mundësia që Organizata të Shoqërisë Civile dhe individë që merren me art e kulturë, të përkrahen nga fondet e BE-së, është edhe një element fuqizues i shtetësisë së Kosovës.
“Marrëveshja do të mundësojë që personat dhe organizatat që zhvillojnë aktivitete kulturore e artistike të kenë mundësinë që si shtetas të Kosovës të aplikojnë në programin e BE-së për kulturë ‘Evropa Kreative’. Kësisoj ata do të munden të marrin mbështetje financiare nga fondet e Komisionit Evropian”, tha ai.
Deri më tani, MKRS-ja ka ndërmarrë të gjitha hapat që të jetësohet ky programi i BE-së në Kosovës, duke themeluar edhe Deskun Evropa Kreative – Zyra Kosovë, duke organizuar sesione informuese me palët e interesit për programin dhe thirrjet që realizohen nëpërmjet këtij programi.
Po ashtu, MKRS-ja ka nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi me DokuFest-in për të hartuar një databazë të organizatave dhe individëve që merren me kulturë e art dhe të një doracaku udhëzues se si të aplikohet në thirrjet e programit “Evropa Kreative”. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Disa qytete do të marrin pajisje të reja zjarrfikëse nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale