LAJMI I FUNDIT:

Gashi miraton Strategjinë Kombëtare për Forcimin e Sistemit të së Drejtës së Autorit

Gashi miraton Strategjinë Kombëtare për Forcimin e Sistemit të së Drejtës së Autorit

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, miratoi Strategjinë Kombëtare për Forcimin e Sistemit të së Drejtës së Autorit 2019-2023, dokument ky i cili ka paraparë objektivat dhe masat e dizajnuara për të avancuar mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta.

Gashi tha se misioni i strategjisë është zhvillimi i një sistemi kombëtar për të drejtën e autorit që inkurajon krijimtarinë intelektuale, duke rezultuar në zhvillim ekonomik, social dhe kulturor të vendit tonë.

“I siguroj autorët, krijuesit dhe producentët që strategjia e miratuar do të sjellë zbatim më efektiv të të drejtave të autorit dhe u bëjë thirrje të gjitha palëve të punojmë së bashku që e drejta e autorit të mbrohet e respektohet”, deklaroi Gashi.


Ai falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në përgatitjen e kësaj strategjie.