LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Medalja olimpike sukses historik për vendin tonë

Gashi: Medalja olimpike sukses historik për vendin tonë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti në takim sportistët e Kosovës që e përfaqësuan vendin tonë në Lojërat Olimpike për të rinj, që u organizuan në Buenos Aires të Argjentinës nga 6 deri 18 tetor 2018.

Notarja Melisa Zhdrella, boksieri Erdonis Maliqi, atleti Muhamet Ramadani, trajnerët e sportistëve dhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, të kryesuar nga Besim Hasani u pritën nga ministri Gashi dhe bashkëbiseduan për përvojën që kaluan në Argjentinë.

Ministri Gashi u shpreh i kënaqur me përfaqësimin e vendit tonë nga sportistët e Kosovës e që nuk erdhi duar thatë nga ato lojëra por që sollëm një medalje të bronztë për Kosovën. Ministri tha se mbetet që të angazhohemi që të gjithë me fokus në ngritjen e mëtejme të cilësisë në sport. Ai ka premtuar se MKRS-ja do të rrisë edhe më tej përkrahjen për sportistët dhe do të rrisë buxhetin edhe më shumë për sportin në përgjithësi.


“Komiteti Olimpik i Kosovës dhe sportistët pjesëmarrës nëpër lojërat olimpike do ta kenë përkrahjen e plotë të ministrisë. Buxheti për vitin 2019 për sportin do të rritet edhe 6 milion euro të tjera nga sa ka qenë këtë vit”, është shprehur ndër të tjera ministri.

Ministri Gashi ka porositur sportistët që të angazhohen maksimalisht që në pjesëmarrjet e tyre në garat ndërkombëtare të përfaqësojnë sa më denjësisht vendin tonë sepse sportistët janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë të cilët përmirësojnë imazhin e shtetit dhe promovojnë vendin tonë në arenën ndërkombëtare.

Ndërsa, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, tha se është vlerësuar vizita e ministrit Gashi me bashkëpunëtor në Buenos Aires, dhe kjo prezencë atje ishte një inkurajim shtesë për sportistët tanë pjesëmarrës në këto lojëra olimpike.

“Vizita dhe prezenca e delegacionit të Kosovës në Argjentinë i prirë nga ministri është vlerësuar edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me ç’rast kanë ndarë edhe mirënjohje për delegacionin nga Kosova”, tha Hasani. Ai gjithashtu shprehu kënaqësinë për rritjen e buxhetit për sportin duke pohuar se kjo do të ndikojë në rritjen e cilësisë dhe masivitetit në sportin e Kosovës.

Lojërat e ardhshme Olimpike për të rinj, mbahen për herë të parë në kontinentin e Afrikës, konkretisht në Dakar të Senegalit, të cilëve iu dorëzua organizimi për vitin 2022.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr

Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr

Ligat tjera
Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Zidane u tha të njëjtin mesazh me tetë fjalë lojtarëve të Real Madridit para çdo ndeshjeje të madhe

Zidane u tha të njëjtin mesazh me tetë fjalë lojtarëve të Real Madridit para çdo ndeshjeje të madhe

La Liga

"Mercenar, mashtrues" - tifozët e Real Valladolidit nuk ia falin Ronaldos veprimin që ka bërë ndaj klubit të tyre

La Liga
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Serie A
Kalo në kategori