LAJMI I FUNDIT:

Gashi kërkon më shumë mbështetje nga Qeveria për komunat

Gashi kërkon më shumë mbështetje nga Qeveria për komunat

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ofrojë më shumë mbështetje për komunat sa i përket ballafaqimit me COVID-19.

Ai këto kërkesa ia tha zëvendëskryeministrit, Besnik Tahiri, gjatë një takimi që zhvilluan sot.

“Sot, në një takim me zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Besnik Tahiri, e njoftova për situatën aktuale me pandeminë COVID-19 në komunën e Obiliqit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohemi në këtë kohë, po ashtu, kërkova nga zëvendëskryeministri Tahiri, që Qeveria e Republikës së Kosovës të ofrojë përkrahje për institucionet e nivelit lokal duke pasur parasysh se komunat janë institucioni i parë dhe më i afërt për qytetarët në këtë betejë me virusin COVID-19”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.


“Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Tahiri, u zotua se institucionet qendrore do të përkrahin komunat në vazhdimësi, sepse sfida me këtë pandemi është e përbashkët dhe përmes koordinimit ndër-institucional do të ofrohen mundësi më të mira për qytetarët”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori