LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Frashër Krasniqi 48 orë në ndalim policor, dyshohet për shkaktim të lëndimit trupor

Gashi: Frashër Krasniqi 48 orë në ndalim policor, dyshohet për shkaktim të lëndimit trupor

Tomë Gashi, avokati i Frashër Krasniqit, tha se i mbrojturi i tij po dyshohet për shkaktim të lëndimit të lehtë trupor.

Tomë Gashi, avokati i Frashër Krasniqit tregoi për KALLXO.com se mbrëmë të mbrojturit të tij i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

Gashi më tutje tregoi se Krasniqi gjate periudhës që i është caktuar ndalimi nga prokurori, pritet të dalë para gjykatësit.


Avokati bëri të ditur se Frashër Krasniqi po dyshohet për lëndim të lehtë trupor.

Gashi deklaroi për KALLXO.com se ndalimi i deputetit të Vetëvendosjes nuk ka qenë i nevojshëm.

“Meqenëse gjithçka ka qenë live në Klan Kosova dhe asgjë nuk mund të ndryshohet, absolutisht nuk ka qenë e nevojshem masa e ndalimit dhe rasti do të duhej të zhvillohej në procedurë të rrëgullt”, tha Gashi për KALLXO.com.

Në pasditen e vonshme të ditës së djeshme teksa Milaim Zeka e Frashër Krasniqi po zhvillonin një debat televiziv në Klan Kosova me fyerje e polemika, ai eskaloi në përleshje fizike.

Në një moment të këtij debati, sipas pamjeve të transmetuara, Frashër Krasniqi hodhi ujë në drejtim të Milaim Zekës, ndërsa të njëjtën gjë e bëri pastaj edhe Zeka ndaj Krasniqit.

Pasaj Krasniqi, u ngrit nga karrigia e debatit dhe e sulmoi fizikisht Zekën.

Sot Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh dha detaje për incidentin.

Incidentin mes deputetëve e dënuan mbrëmë Nisma për Kosovën, deputet i së cilës është Milaim Zeka dhe qeveria e vendit.

Po mbrëmë, Lëvizja Vetëvendosje dhe vetë Frashër Krasniqi shprehën keqardhje për incidentin.

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori