LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Disa deputetë që e votuan krijimin e Speciales, e shitën vendin për 1 mijë e 200 euro

Gashi: Disa deputetë që e votuan krijimin e Speciales, e shitën vendin për 1 mijë e 200 euro

Avokati, Tomë Gashi ka komentuar ngritjen e aktakuzave nga Specialja ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gashi ka thënë se presidenti, Hashim Thaçi, ka bërë më së shumti presion që të votohet Gjykata Speciale, transmeton Telegrafi.

“Personi që më së shumti e ka ndërruar mendjen për Gjykatën Speciale ka qenë presidenti, Hashim Thaçi. Në cilësinë e kryeministrit dhe kryetarit të PDK-së, në atë kohë, ka bërë presionin më të madh që të votohet Specialja”, ka pohuar Gashi në Debat Plus të RTV Dukagjinit.


Ai ka deklaruar se shumica e deputetëve që kanë ndërruar mendje për Specialen ishin nga radhët e PDK-së.

“Shumica e deputetëve që kanë ndërruar mendje kanë qenë nga PDK, pastaj u votua Gjykata, se si erdhi puna të votimi, besoj se ata nuk kanë qenë të mashtruar. Për 1 mijë e 200 euro disa deputetë e kanë shitur vendin, sepse publikisht ka qenë se nëse deputetët e PDK-së, nuk e votojnë Gjykatën Speciale, do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme dhe nuk do të futën në lista zgjedhore”, theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori