Gary Neville duket se do të nis një punë të re tek Manchester United, vetëm pak ditë pas shkarkimit të Sir Alex Ferguson.

Më herët gjatë kësaj jave u raportua se Ferguson, trajneri më i suksesshëm në histori të Unitedit, po i shkëput lidhjet me ta pas më shumë se një dekade.


Që prej se u pensionua në vitin 2013, Ferguson vazhdoi që të jetë i përfshirë në ‘Old Trafford’ si drejtor dhe ambasador.

Ai mori një pagë prej 2.16 milionë eurosh në vit për detyrën që ushtroi, por së fundmi u informua nga Sir Jim Ratcliffe në një takim sy më sy se kjo marrëveshje do të ndërpritet.

gary

Por teksa roli i Ferguson si ambasador nuk është më, ish-lojtari i tij Neville po punonte në një kapacitet të ngjashëm këtë vikend.

Sipas The Sun, Neville po punonte si ambasador i pavarur për klubin për të cilin u paraqit në 602 ndeshje.

Ferguson në ndërkohë nuk ishte prezent në ‘Old Trafford’ në fitoren ndaj Brentfordit pasi preferoi që ta ndjek ish-ekipin e tij Aberdeen ndaj Celticut./Telegrafi/

telegrafi sport app