Shkëlzen Lajçi, Bardhyl Canolli, Përparim Dushi, Valdet Krasniqi, Valdet Kaçandolli, Arbnor Musliu, Arbër Rexhepi, Bujar Gola dhe Alban Berisha do ta sfidojnë veten dhe makinat e tyre, ndërkohë që para nisjes për në Slloveni janë shprehur optimistë për rezultate të mira
Nëntë automobilistë tanë tashmë janë në Ilirska Bistricë të Sllovenisë, ku gjatë dy ditëve të fundjavës do të mbahet gara e diciplinës malore, e vlefshme për Kampionatin Evropian. Bëhet fjalë për një garë tejet atraktive, në të cilën zakonisht marrin pjesë mbi 200 garues, nga shumica e vendeve evropiane.
Shkëlzen Lajçi, Bardhyl Canolli, Përparim Dushi, Valdet Krasniqi, Valdet Kaçandolli, Arbnor Musliu, Arbër Rexhepi, Bujar Gola dhe Alban Berisha do ta sfidojnë veten dhe makinat e tyre, ndërkohë që para nisjes për në Slloveni janë shprehur optimistë për rezultate të mira.
Pa dyshim se shpresat më të mëdha për sukses eventual i ka Shkëlzen Lajçi, i cili me Mitsubishi Evo 9, beson se nga Ilirska Bistrica mund të kthehet me rezultat të kënaqshëm. “E kam thënë edhe më herët, madje që në garën time të parë pas rikthimit se, synimi im kryesor është suksesi në rrafshin ndërkombëtar. Kam investuar shumë në veturë, ndërsa edhe jam në formë mjaft të mirë. Jam i vetëdijshëm se në Ilirska Bistricë do të jetë garë shumë e fortë, me garues nga e gjithë Evropa, por unë jam optimist se do të gjendem në podiumin e fituesve”, ka thënë Lajçi para nisjes për në Slloveni.
I vetëdijshëm për sfidën e vështirë është edhe Bardhyl Canolli. “Kjo është gara e tretë ndërkombëtare që po marr pjesë në vitin 2016. Natyrisht që do të jetë shumë vështirë, pasi unë garoj në kategorinë E1 +2000, ku konkurrenca është tepër e madhe. Megjithatë, ne të gjithë do të japim maksimumin dhe shpresoj të kthehemi me rezultate të mira”, është shprehur Canolli, duke shtuar: “Nuk mund të mos e përmendim punën e madhe që është duke e bërë kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, punë pa të cilën nuk do të arrinim të zhvillojmë as garat vendore e të mos flasim për ato ndërkombëtare”.
Një tjetër garues që po sakrifikon shumë për automobilizëm pa dyshim është Përparim Dushi, i cili aktualisht në pronësi i ka dy vetura, të dyja me kosto mjaft të lartë.
“Në Ilirska Bistricë do të paraqitem me Seat, veturë të cilën e kam blerë pak ditë më parë dhe është saktësisht me motor të destinuar për gara. Ndërsa, një javë më vonë, me Formula do të paraqitem në Krujë. Si gjithmonë, unë do ta jap maksimumin dhe shpresojmë në rezultate të mira, megjithëse është e qartë se bëhet fjalë për një garë të cilësisë tepër të lartë“, ka thënë Dushi.
Edhe garuesit tjerë janë shprehur optimistë për paraqitje të mira në këtë garë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi