“Garfield the movie” vjen eksluzivisht në Cineplexx me eventin ‘Dita e Familjes’ - Ju presin shumë shpërblime dhe aktivitete të ndryshme
Filmi shumë i dashur për fëmijë “Garfield the movie”ka arritur eksluzivishtë në Cineplexx, ndërsa më 26 Maj sjellim eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete të ndryshme për më të vegjëlit tonë. Njëri ndër filmat e shumë pritur për fëmijë ka arritur në Cineplexx! Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për filmin “Garfield, the movie”, do të organizojë eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete. Ky event do te mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 12:00 në kinemanë në Prishtinë dhe nga ora 15:30 në kinemanë në Prizren. Garfield (me zërin e Chris Pratt), macja e shtëpisë me famë botërore, që urren të hënën, e do lazanjan, është gati për një aventurë të egër në natyrë! Pas një ribashkimi të papritur me babanë e tij të humbur prej kohësh - macja çamarroke e rrugës Vic (me zërin Samuel L. Jackson) - Garfield dhe miku i tij, qeni Odie detyrohen të lënë jetën e tyre të përsosur në mënyrë t'i bashkohen Vic-it në një grabitje qesharake dhe të rrezikshme.



























