Një prej aeroporteve më të frekuentuara në Evropë, ka angazhuar një “patrullë” të derrave për t’i mbajtur zogjtë dhe patat jashtë tokës mes pistave.
Siç raporton BBC, një ekip prej 20 derrave janë angazhuar në aeroportin e Amsterdamit – Schipol, që të kontribuojnë në zvogëlimin e sulmeve nga zogjtë, transmeton Telegrafi.
Qëllimi është që të parandalohet përplasja e zogjve në aeroplanë, në veçanti nëpër motorët e tyre.
Korrespondentja e BBC-së për Holandë, Ana Holigan, kishte shkuar në vendin e ngjarjes për të dokumentuar këtë “aksion” të derrave. /Telegrafi/
The pigs being used to keep the skies safe around Amsterdam's Schiphol Airport https://t.co/Hx0y8Yb5bZ pic.twitter.com/bjboLY4bP1
— BBC News (World) (@BBCWorld) October 17, 2021