Instituti për Studime të Avancuara GAP ka publikuar raportin mbi transparencën dhe kriteret e përdorura gjatë zbatimit të masave në kuadër të Programit dhe Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga pandemia COVID-19.
Sipas një njoftimi për media, thuhet se gjetjet e këtij raporti tregojnë se institucionet relevante për zbatim të këtyre masave nuk kanë qenë transparente gjatë shpërndarjes së mjeteve, ku për shumë masa nuk dihen përfituesit, ndërsa në disa tjera nuk dihet shuma e ndarë.
Po ashtu, dizajnimi i kritereve për zbatim të këtyre masave ishte i tillë që në shumicën e tyre nuk ishte futur si kriter ndikimi nga pandemia për të përfituar nga ndihma financiare.
“Nga subvencionimi i pagave në sektorin privat prej 60 milionë euro, bizneset kanë përfituar në mënyrë proporcionale, ndonëse disa sektorë ekonomikë, sikurse ai i informimit, shëndetësisë dhe industrisë përpunuese, kishin pasur rritje reale deri në 30 për qind gjatë vitit 2020. Për disa nga masat tjera, institucionet implementuese kanë zgjedhur në mënyrë arbitrare, pa prezantuar ndonjë analizë, që të alokojnë të gjithë fondin e masës për vetëm një grup të qytetarëve apo bizneseve. Po ashtu, përmes Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike janë liruar nga renta minerare për pesë muaj të gjithë operatorët në këtë sektor, ndonëse të dhënat nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, të shprehura përmes inkasimit të të hyrave nga renta minerare, tregojnë për mos rënie të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2020 në këtë sektor”, thuhet në njoftim.
Raporti i GAP-it thekson se Qeveria kishte vendosur edhe për subvencionim të tarifës së energjisë elektrike të prodhuar nga Burimet e Ripërtërishme të Energjisë për tre muaj për të gjithë qytetarët dhe bizneset.
“Kjo përkundër që një numër i madh i qytetarëve kanë punuar në vazhdimësi gjatë pandemisë, sikurse mbi 80 mijë punonjës në sektorin publik, një pjesë e madhe e shoqërisë civile, sektorit privat etj. Raporti rekomandon që në mënyrë që ndikimi i ndihmës së shpërndarë të jetë më i madh, shpërndarja e mjeteve duhet të jetë transparente dhe të orientohet vetëm tek subjektet të cilat kanë nevojë”, thuhet në njoftim.
Raportin e plotë mund ta gjeni këtu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Bursa dhe punë praktike në AI dhe Energji Solare nga ICK dhe LuxDev

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës