GamerLegion mposhtin ekipin Monte dhe kalojnë në gjysmëfinale të BLAST Paris Major CS:GO

Ekipi GamerLegion po vazhdojnë të befasojnë në Paris, tani me një fitore ndaj ekipit Monte për të kaluar në gjysmëfinale.
GamerLegion kanë mposhtur ekipin Monte pa ndonjë vështirësi me rezultat 2-0 me mapa, për të kaluar në gjysmëfinale të BLAST Paris Major.
Tani GamerLegion do të përballen me ekipin Heroic në gjysmëfinale, nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 15:00.
Kjo është hera e parë që lojtarët e GamerLegion kanë arritur në një gjysmëfinale të një turneu Major.
Edhe pse nuk ishin aspak favorit, GamerLegion janë shumë afër çmimit të vendit të parë prej 500.000 dollarësh në Paris.
BLAST Paris Major është turneu i fundit Major në CS:GO, ku për skuadrat pjesëmarrëse ndahen çmime në vlerë prej 1.250.000 dollarë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































