LAJMI I FUNDIT:

Galeria Kombëtare miraton programin e vitit 2019

Galeria Kombëtare miraton programin e vitit 2019

Ekspozita kolektive dhe personale, por edhe bashkëpunime ndërmjet institucioneve me Shqipërinë dhe me vende tjera, do të zënë vend në programin artistik për vitin 2019 në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Përveç ekspozitave grupore tradicionale të GKK-së – Edicioni XVI-të i ekspozitës ndërkombëtare “Gjon Mili” dhe Artistët e Rinj në edicioni III-të – Këshilli Drejtues i GKK-së ka përzgjedhur 14 ekspozita.

Veprat që do të ekspozohen janë të artistëve, si: Muslim Mulliqi, Gjelosh Gjokaj, Ardian Isufi etj.


Galeria ende nuk e di sa do ta ketë buxhetin për vitin e ardhshëm.