LAJMI I FUNDIT:

Galaxy S8 me ekranin më të mirë ndonjëherë

Galaxy S8 me ekranin më të mirë ndonjëherë

Telefonat dhe TV-të nga Samsung njihen për ekranet e tyre me imazhe të qarta dhe ngjyra të ndritshme. Mirëpo, Galaxy S8 thuhet se ka arritur në një nivel të ri të përsosmërisë.

DisplayMate, të cilët janë të specializuar në testime të performancës së ekraneve dhe korrektësisë së ngjyrave i ka dhënë Galaxy S8 notën më të madhe deri tani: A+.

Nuk është e rastësishme që ky telefon merr titullin për ‘ekranin më të mirë të telefonit në treg’. Sipas DM, ekrani Infinity Display mund të arrij majat e shkëlqimit, deri në 1020 nits.


Galaxy S8 mund të performojë video HDR shumë lehtësisht dhe në të njejtën kohë është telefoni i parë që merr çertifikim për videot premium ‘Mobile HDR’.

Kjo do të thotë së S8 mund të riprodhojë video në të njejtën saktësi të ngjyrave si një televizor HDR i tipit të fundit.