Samsung Galaxy S11 mund të vijë me një karakteristikë të jashtëzakonshme që do t'ju lejojë të matni gjithçka - nga sa u dehidrua trupi juaj deri te sa sheqer ka në Apple Pie të McDonald's, që duhet ta bëjë jetesën e shëndetshme më të lehtë se kurrë.

Let'sGoDigital zbuloi një patentë që Samsung paraqiti kohët e fundit për një telefon me një spektrometër të instaluar - një sensor magjik që mat masat e një ushqimi për të përcaktuar se çfarë është e pranishme, së bashku me sasinë specifike.


DHkQZBMcYy2Gr59SNWZFY6 1366 80

Është një teknikë që lejon sensorin të përcaktojë përmbajtjen e ujit përmes lëkurës si dhe vlerën ushqyese të ushqimit.

Në fakt, është kaq e ndërlikuar, mund të gërmojë aq thellë sa të identifikoj përbërësit individual që e përbëjnë atë, si karbohidratet dhe yndyrnat.

Samsung Galaxy S11 nuk do të ishte i pari telefon që vjen me një spektrometër, nëse ndodhë vërtet.

Kjo karakteristikë doli në Changhong H2, që u shfaq në CES 2017 dhe u lansua më vonë si në Kinë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara.

Samsung thuhet se po përgatit një telefon me një aparat fotografik kolosal 108MP në anën e pasme, me një zmadhim optik të pesë fishtë.

Gjithashtu është sugjeruar se do të jetë pajisja e parë e kompanisë pa butona fizik.

Sido që të jetë, Samsung pritet të njoftojë Samsung Galaxy S11 në shkurt 2020, përpara MWC 2020. /Telegrafi/