LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Note 7 vjen me ekran të lakuar?

Galaxy Note 7 vjen me ekran të lakuar?

Sipas disa thashethemeve të mëhershme, Samsung do të sjell dy versione të Galaxy Note 7, një me ekran të rrafshtë dhe tjetrin me ekran të lakuar.

Në një raport të ri thuhet se Samsung do të lansojë vetëm një Note 7 i cili do të ketë ekran të lakuar, të ngjashëm me atë të Galaxy S7 Edge.

Spekulimet e ndryshme që po qarkullojnë në internet tregojnë se paisja do të ketë ekran me rezolucione prej 2560×1440 dhe procesor Qualcomm Snapdragon 823.


Specifikat tjera që priten të jenë pjesë e Galaxy Note 7 janë RAM memoria prej 6 GB dhe hapësira e brendshme prej 32 deri 256 GB.