LAJMI I FUNDIT:

Galaxy A8 “pozon” para kamerës!

Galaxy A8 “pozon” para kamerës!

Për lansimin e Galaxy A8 nga Samsung është folur vetëm një muaj më parë, ndërsa tani pajisja është parë në disa foto që janë publikuar në internet.

Nowhereelse ka shfaqur fotot e modelit të ri të fabletit nga Samsung, i cili pritet të ketë numër serik SM-A800 dhe ekran prej 5.7 inç.

Fableti i Samsung gjithashtu pritet të ketë ekran Full HD me rezolucion 1920×1080 piskel dhe procesor 8 core Qualcomm Snapdragon 615 me shpejtësi prej 1.4GHz. Fableti i ri nga Samsung pritet të jetë i pajisur edhe me Adreno 405 GPU dhe RAM memorie prej 2GB.

Specifikat tjera të fabletit të kompanisë jugkoreane përfshijnë hapësirën prej 16GB dhe potencialisht kartelën microSD për mundësi të rritjes së hapësirës në disk. (Telegrafi)