LAJMI I FUNDIT:

Futbolli në rajon është në rënie: 22 nga 32 klubet që luajnë në Evropë tashmë janë eliminuar

Futbolli në rajon është në rënie: 22 nga 32 klubet që luajnë në Evropë tashmë janë eliminuar

Pas ndeshjeve të mbrëmshme të kthimit të xhiros së dytë eliminatore të Ligës së Konferencës, mund të thuhet me të drejtë se futbolli në rajon po ecën pandalshëm drejt vendeve të fundit të Evropës.

Portali boshnjak klix.ba ka analizuar klubet nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që kishin nga katër përfaqësues në garat evropiane për këtë sezon, ndërsa nëse këtyre ia shtojmë edh ato të Shqipërisë dhe kanë mbetur gjithsej dhjetë në garë.

22 nga 32 klube nga rajoni që u kualifikuan në garat e UEFA-s, tashmë kanë përfunduar rrugëtimin e tyre evropian.


Serbia ka më shumë ekipe përfaqësuese – tre, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut nga dy, BiH, Sllovenia dhe Kosova nga një, ndërsa Mali i ZI dhe Shqipëri hyjnë në gusht pa asnjë përfaqësues në Evropë.

Zrinjski, Dinamo Zagreb, Maribor, Cukaricki, Shkëndija, Shkupi dhe Ballkani vazhdojnë rrugëtimin evropian, ndërsa në fillim të gushtit paraqitjet e para do t’i kenë edhe Crvena zvezda, Partizani dhe Hajduku.

Aventura jonë evropiane u kompletua nga Borac, Velez, Tuzla (BeH), Radnicki (Serbi), Osijek, Rijeka (Kroaci), Koper, Olimpija, Mura (Slloveni), Akademia Pandev, Macedonia GP (Maqedoni e Veriut), Drita, Gjilani, Llapi (Kosovë), Sutjeska, Buducnost, Deçiç, Iskra (Mali i Zi), Tirana, Partizani, Laçi dhe Vllaznia (Shqipëri).

Për hir të krahasimit, Islanda, Moldavia dhe Letonia hyjnë në gusht me nga dy përfaqësuese, ndërsa Malta dhe Irlanda me nga tre përfaqësuese.

Të gjitha këto janë ekipe nga vendet të cilëve klubet nga rajoni i prisnin gjithmonë me padurim kur i shihnin në short, dhe tani pikërisht klubet nga Islanda, Letonia dhe Malta kanë përjashtuar nga gara deri në pesë përfaqësues nga rajoni.

Ose futbolli në rajon po bie me shpejtësi, ose futbolli në “vendet jo-futbollistike” po përparon, ose është një kombinim i të dy faktorëve.

Gjithsesi, gjendja e futbollit në rajon është katastrofike dhe me përjashtim të klubeve  si Dinamos, Hajduku, Partizanit dhe Crvena Zvezda, diçka do të duhet të ndryshojë urgjentisht që klubet nga Andorra të mos fërkojnë duart kur të shohin emrin e klubeve të rajonit në short. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori