Site icon Telegrafi

Fustani transparent i Kylie Jenner për të cilin po flasin të gjithë u frymëzua nga Rihanna

Motra e klanit Kardashian – Jenner ka marrë këshillat e Rihanna-s për një dalje të fundit në Beverly Hills

Thënë në gjuhën e reperëve, Rihanna ‘e ndërroi lojën’ e të veshurit në 2022. Ndërsa ishte shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të parë me A$AP Rocky, ajo nuk kishte frikë të shfaqte trupin e saj në ndryshim dhe të shfaqej me veshje që theksonin barkun e saj të rrumbullakosur në rritje.

Riri mori kryesisht shumë vëmendje kur veshi një pallto lëkure dhe një fustan të tejdukshëm plotësisht vetëm me dantella në shfaqjen e vjeshtës së 2022 të Dior dhe që atëherë ka frymëzuar shumë gra, shtatzëna ose jo, të përqafojnë këtë stil.

Nuk bën përjashtim as Kylie Jenner, e cila ka marrë këshillat e Rihanna-s për një dalje të fundit në Beverly Hills.

E veshur me një fustan të tejdukshëm me gjatësi treçerekëshe, që i tregonte të brendshmet e saj të zeza, një xhaketë lëkure nga David Koma, taka, syze dielli dhe buzë të kuqe të ndezur, veshja e Kylie-t i bënte jehonë asaj që Rih kishte veshur në shfaqjen e ‘Dior’.

Ndërsa këngëtarja u mbulua me diamante për javën e modës, Kylie e mbajti dekoltenë pa aksesorë për të lënë fustanin e saj transparent të fliste.

Megjithatë, kjo nuk është asgjë e re për Kylie. Në nëntor, ajo vizitoi Ekspozitën e Arkivit Thierry Mugler në Muzeun e Brooklyn-it me një kostume prej rrjete couture të pranverës 1997 nga stilisti i ndjerë, të cilin e veshi me një pelerinë.

Poashtu në shfaqjet e ‘Pranverë 2023’ në shtator, ajo kishte veshur një fustan të tejdukshëm nga stilistja me bazë në Londër, Dilara Findikoglu.

 

Exit mobile version