LAJMI I FUNDIT:

Fushë Kosovë, arrestohet një i mitur i dyshuar për kanosje dhe vjedhje

Fushë Kosovë, arrestohet një i mitur i dyshuar për kanosje dhe vjedhje
Foto: Ilustrim

Njësitet policore të Stacionit Policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar sot një person të dyshuar për veprat “kanosje dhe vjedhje”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se sot rreth 17:30, në rrugën “28 nëntori” në Fushë Kosovë, personi i dyshuar, duke ekspozuar një armë të ftohtë (thikë), ka kanosur viktimën (femër).
“Pas largimit të viktimës, i njëjti ka depërtuar përmes ballkonit në banesën e viktimës ka arrit të vjedhë dy telefona mobilë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se njësitet e stacionit policor të Fushë Kosovës, me ndërmarrjen e veprimeve të shpejta operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin Sh. Z . (15 vjeç), të cilit kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë një thikë dhe dy telefona, që dyshohet të jenë telefonat e vjedhur në rast.


Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të procedohet më tej./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori