Komuna e Fushë Kosovës ka marr një lajm të mirë, pasi është themeluar një ndërmarrje publike nga Qeveria e Kosovës.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, u hodh në votim themelimi i ndërmarrjes publike “Fushë Kosova Sh.A”, derisa ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e prezantoi para kabinetit.


“Kjo kompani ka për qëllim mirëmbajtjen e ndërtesave publike, bartjen e nxënësve dhe shërbime të tjera komunale me kosto më të ulët”, tha ajo.

Sipas asaj që u tha në mbledhjen e Qeverisë, kjo është ndërmarrja e parë publike në Komunën e Fushë Kosovës, dhe do të jetë e menaxhuar nga komuna. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com