LAJMI I FUNDIT:

Fushatë për vetëm 10 ditë

Fushatë për vetëm 10 ditë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës

Në mbledhjen e mbajtur sot, KQZ miratoi Planin e Buxhetit për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Buxheti i aprovuar është në vlerën e 4,944,900 eurove. Shuma e planifikuar e mjeteve ka të bëjë me prodhimin e materialit zgjedhor; transportimin e materialit sensitive dhe josensitiv; trajnimin e Këshillave të Vendvotimit; pagesat për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve; pagesat për anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve dhe stafin tjetër ndihmës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u mbështetur në ligj, mori vendim që të shkurtojë afatet kohore për organizimin e këtyre zgjedhjeve në përputhje me rrethanat. Pas këtij vendimi, KQZ miratoi Planin Operacional për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017.


Sipas vendimit të KQZ-së për caktimin e afateve të aktiviteteve, disa nga afatet kohore janë si në vijim:

– Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve do të fillojë më 11 maj dhe do të përfundojë më 19 maj 2017.

– Afati i tërheqjes së shortit për renditjen në fletëvotim do të mbahet më 27 maj 2017.

– Afati për të caktuar kufizimin e shpenzimeve për fushatë fillon më 11 maj dhe mbaron më 15 maj 2017.

– Fushata Zgjedhore, si dhe afatet për tubimet zgjedhore do të fillojnë më 31 maj dhe do të përfundojnë më 9 qershor 2017.

– Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vëzhgueseve do të fillojë më 11 maj dhe do të përfundojë më 4 qershor 2017.

– Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës do të fillojë më 15 maj dhe do të përfundojë më 22 maj 2017. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori